Apostolova bisedon për barazinë gjinore në Mitrovicën e Veriut

Mitrovica

Apostolova bisedon për barazinë gjinore në Mitrovicën e Veriut

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 07:29
Nataliya Apostolova

Shefja e BE-së në Kosovë, ambasadorja Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje, e cila do të zhvillohet në Mitrovicën e Veriut.

Debati do të mbahet si pjesë e një serie diskutimesh të “Bisedave gjinore: Sepse ne bëjmë ndryshimin” për barazinë gjinore në tërë Kosovën.

Bisedimet gjinore kanë për synim të rrisin vetëdijen, kontribuojnë në ndryshimin e mendësisë dhe në përmirësimin e politikave të barazisë gjinore në Kosovë.

Debati ka për synim të theksohen çështjet kryesore me të cilat ballafaqohen viktimat e dhunës në familje, siç janë mbështetja e pamjaftueshme, si dhe për të sjellë një ndryshim të politikave.

Për momentin, shërbimet sociale janë të pajisura në mënyrë jo të duhur për t'u marrë me këtë çështje dhe puna e organizatave të shoqërisë civile është reduktuar në kujdesin ditor, përfshi ndihmën e kufizuar psikologjike dhe ligjore.

Një strehimore për strehimin e viktimave është në plan për veri të Kosovës, ndërsa ende mungon strategjia për t'u marrë me këtë çështje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat