Vihet gurthemeli i shkollës fillore në Gushavc të Mitrovicës

Mitrovica

Vihet gurthemeli i shkollës fillore në Gushavc të Mitrovicës

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 18:45
Agim Bahtiri

Në Komunën e Mitrovicës është vënë gurthemeli i shkollës fillore “Harun Beka”, në fshatin Gushavc

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook, duke thënë se me ndërtimin e kësaj shkolle do të krijohet ambient më i përshtatshëm dhe do të plotësohen nevojat për mësimdhënie dhe mësimxënie.

Postimi i plotë:

•Vihet gurthemeli i shkollës fillore në Gushavc të Mitrovicës•

Ishte ndjenjë e veçantë që në fshatin tim të lindjes në Gushavc të vëjë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Harun Beka”, projekt ky i cili kap shumën 1 milionë e 300 mijë euro.

Me ndërtimin e kësaj shkolle do të krijohet ambient më i përshtatshëm dhe do të plotësohen nevojat për mësimdhënie dhe mësimxënie.

Urime fillimi i ndërtimit të shkollës së re për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Komuna e Mitrovicës nën udhëheqjen time gjithmonë prioritet do ta ketë ngritjen e cilësisë së arsimit në qytetin e Mitrovicës.

AB

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat