Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro për Shqipërisë - Bota Sot
Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro për Shqipërisë

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës ndan 2 mijë euro për Shqipërisë

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 11:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Mitrovicës ka ndarë 2 mijë euro nga buxheti i saj për t’i ndihmuar Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se vendimi është marrë me qëllim që sado pak t’i dilet në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti.

“Përkundër mundësive modeste, ne kemi vendosur që qytetarëve të Shqipërisë t’u ndihmojmë me një ndihmë financiare, në mënyrë që sado pak të ndihmojmë në përballimin e situatës së krijuar”, tha Bahtiri.

Po ashtu, kryetari Bahtiri, shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe gjithë të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë. Ai ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë duke shpresuar që një gjë e tillë të mos përsëritet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat