Bahtiri jep një lajm të madh për qytetarët e Mitrovicës

Mitrovica

Bahtiri jep një lajm të madh për qytetarët e Mitrovicës

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 22:18
Agim Bahtiri

Kreu i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të hapet një fabrikë në këtë qytet.

Kryetari i pjesës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se shumë shpejt në këtë qytet do të hapet fabrika për riciklimin e mbeturinave.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka bërë të ditur se ky është një investim prej 3.5 milionë eurosh dhe se kjo fabrikë do të jetë e para në Kosovë.

Sipas Bahtirit, pas mbarimit të procedurave teknike do të bëhet hapja e kësaj fabrike dhe do të hapen dhjetëra vende të reja pune.

Postimi i plotë i Bahtirit pa ndërhyrje:

Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për reciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë.

Me një investim prej 3.5 milionë euro, kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t’ia fillon punës, ku edhe do të hapen dhjetra vende të reja pune.

Mbeturinat si hekuri, letra, druri, plastika e qelqi, do të ndahen dhe grumbullohen këtu për t’u shitur, me çka do ta zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që hudhen ne deponi për më shumë se përgjysmë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat