Vidimiriqi i Mitrovicës dy javë pa rrymë, banorët: Katastrofë që as në shekullin 21 s’po mund të pastrohemi

Mitrovica

Vidimiriqi i Mitrovicës dy javë pa rrymë, banorët: Katastrofë që as në shekullin 21 s’po mund të pastrohemi

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 21:46
Pamje nga video

Në një fshat në veri të Mitrovicës, banorët ka dy javë që kanë mbetur pa rrymë. Kjo pasi në e Vidimriq, u është djegur trafoja.

Banorët e këtij fshati ankohen se po u prishen gjërat në mungesë të rrymës dhe se nuk po mund as të pastrohen e as t’i lajnë as rrobat.

Xhevahire Behrami, kryefamiljare thotë se gjërat në frigoriferin kanë filliuar t’i shkrihen.

“Gjithë verë çka kena bo munim, si pestil, arshaf, na u kanë shkri krejt. Rrobat si kena larë, ashtu janë, me dorë tybe nuk ja kena nis”, tha ajo.

Kurse Beqir Rama, banor i fshatit e quan katastrof që shekullin 21 nuk mund të pastrohen për shkak të mungesës së rrymës.

“Shekullin 21 mos me pas rrymë me u pastru nuk ka katastrof më të madhe, kush nuk të merr parasysh, çka kena pasur në friza janë prish”, ka dekalruar ky banor.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat