Pas 16 ditëve në terr, fshati në Mitrovicën Veriore siguron energjinë elektrike

Mitrovica

Pas 16 ditëve në terr, fshati në Mitrovicën Veriore siguron energjinë elektrike

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 20:41

Kishin plotë 16 ditë pa energji elektrike.

Janë këta banorët e fshatit Vidimriq, të cilët u përballen me këtë problem pas prishjes së trafostacionit që furnizonte fshatin.

E banorët, kishin shtjerë të gjitha mundësitë për të kërkuar ndihmë.

Por, askush nuk u interesua për ta.

Madje për këtë problem T7 ka raportuar edhe më herët.

Televizioni kishte kontaktuar edhe zyrtare të KEDS-it për të kuptuar arsyeje se pse nuk po intervenohet aty.

Zyrtarë të KEDS-it thanë se, ndërhyrja e tyre në atë pjesë është e pa mundur.

Kjo pasi fshati Vidimriq në Mitrovicë, sipas tyre konsiderohet si pjesë veriore.

Mirëpo, qëndrimi pa energji elektrike në këtë fshat filloj të bëhet i pa durueshëm.

Andaj, kryetari i fshatit Hashim Behrami, u detyrua të kërkoj ndihmë edhe një herë nga Komuna e Mitrovicës.

Për këtë problem u njoftua edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

E kjo situatë u bë shkak që Bahtiri të nis një komunikim me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Por, për ta kryer punën, zyrtarët e veriut kërkuan siguri për punëtorët e ElektroKosmet, ndërmarrje kjo që funksionon në pjesën veriore.

E një gjë të tillë e konfirmuan edhe zyrtarë nga ‘’ElektroKosmet’’

Ndërkohë, banorët e Vidimriqit vazhdojnë të mos e kryejnë obligimin e pagesës për shfrytëzim të energjisë elektrike.

Ata e konsiderojnë vetën  si pjesë jugore, ndërsa fshati vazhdon të furnizohet nga ana veriore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat