Punëtorët e Trepçës e presin kështu ndërrimin e moteve

Mitrovica

Punëtorët e Trepçës e presin kështu ndërrimin e moteve

Më: 1 janar 2020 Në ora: 06:14
Foto ilustrim

Punëtorët e “Trepçës”, si dhe strukturat udhëheqëse të kësaj ndërmarrje,  ndërrimin e motmoteve e pritën së bashku dhe nën përkujdesjen e pasurisë më të madhe të vendit “Trepçës”.

Janë punëtorët e minierës së Stantërgut, përkatësisht ndërrimi i tretë , të cilët edhe në këto momente janë në vendet e tyre të punës, e që është i domosdoshme për funksionimin e minierës.

Këtë e bëri të ditur kryesuesi i bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, i cili shkroi se “ndërrimin e motmotëve e kalanë në minierën e Stantërgut me punëtorët e ndërrimit të tretë të cilët edhe në këto momente janë në vendet e tyre të punës të domosdoshme për funksionimin e minierës”.

Image

“Bashkë me anëtarët e Bordit, Kryeshefin Ekzekutiv, Drejtorin e Njësisë për Ndërmarrje Publike, Sindikatën e Trepçës, ndërrimin e motmotëve e kaluam në minierën e Stantërgut me punëtorët e ndërrimit të tretë të cilët edhe në këto momente janë në vendet e tyre të punës të domosdoshme për funksionimin e minierës. Me Fat!”, ka njoftuar Syla.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat