KFOR në mbështetje të organizatës Podrzi Me (Më Ndihmo) në Mitrovicën Veriore

Mitrovica

KFOR në mbështetje të organizatës Podrzi Me (Më Ndihmo) në Mitrovicën Veriore

Më: 6 janar 2020 Në ora: 18:27
Podrzi Me (Më Ndihmo)

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it (MSU), regjiment i përbërë nga Karabinierët italianë, zhvilloi një iniciativë bamirësie në Zveçan, me ushtarakë të cilët performuan në një shfaqje magjike për të rinjtë, të mbështetur nga Podrzi Me.

Organizata ofron mbështetje psikologjike, pedagogjike, rekreative dhe sportive për afro 70 familje dhe gjithsej 130 të rinj, shumica e tyre të mitur dhe që vuajnë nga çrregullime të sjelljes, nga komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Të gjithë pacientët e rinj dhe familjet e tyre morën pjesë në shfaqjen argëtuese të prezantuar nga Karabinieri Italian, së bashku me kryetarin e Podrzi Me, komandantin e regjimentit të MSU të KFOR-it - kolonel Paolo Pelosi - dhe kryetarët e komunave.

Të rinjtë e mirëpritën me entuziazëm iniciativën, e cila është plotësisht pjesë e aktiviteteve të kryera në mënyrë të paanshme nga KFOR-i, për të mbështetur institucionet dhe organizatat vendore në përpjekjet e tyre për të përmirësuar kushtet e komuniteteve të tyre.

MSU është një njësi ushtarake e përbërë nga forca policie me status ushtarak. Ajo i siguron KFOR-it  një mision ndërkombëtar të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë - aftësi për operacione të sigurisë, përfshirë inteligjencën kriminale, kontroll të turmave dhe trazirave si dhe mbledhjen dhe vlerësimin e informacionit.

MSU gjithashtu mund të ofrojë këshilla, trajnime dhe mbështetje për policinë vendore për një gamë të gjerë të çështjeve të policisë, nëse kërkohet, duke përfshirë: zbatimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmin, hetimin e krimeve të luftës, parandalimin e krimit dhe sigurinë publike. MSU komandohet nga një oficer italian i karabinierëve, i cili këshillon komandantin e KFOR-it për të gjitha çështjet e policisë civile.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat