Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu sot në Mitrovicë

Mitrovica

Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu sot në Mitrovicë

Më: 8 janar 2020 Në ora: 20:27
Zjarri

Një deponi e hekurinave është përfshirë nga zjarri sot në Mitrovicë.

Pikërisht në këtë deponi janë djegur shumë vetura dhe zjarri ishte tejet i madh.

I kontaktuar nga io, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka deklaruar se rreth orës 15:00 është raportuar për një zjarr në një deponi të hekurinave të vjetra.

Image

“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, tha ai. Zjarri shihet të ketë qenë mjaftë i vështirë për t’u shuar nga zjarrfikësit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat