50 vjeçari gjendet i varur në mal, në fshatin e Kadri Veselit

Mitrovica

50 vjeçari gjendet i varur në mal, në fshatin e Kadri Veselit

Më: 31 janar 2020 Në ora: 17:16
Ilustrim

Në fshatin Broboniq të Mitrovicës, në një zonë malore, u gjet pa shenja jete një 50 vjeçar i varur në litar.

Ngjarja është raportuar sot rreth orës 10:00 të datës 31 janar 2020. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima S.H. 50 vjeçar, ishte pa shenja jete.

Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet drejt
zbardhjes së rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “ vdekje e dyshimtë’’.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat