Erërat e forta që kanë goditur disa pjesë të vendit tonë ditën e sotme, si gjithnjë kanë sjellë edhe dëme.
Madje, një shtyllë e ndriçimit publik në Mitrovicë është rrëzuar, duke rrezikuar kështu edhe jetën e vet qytetarëve.
Ky rast ka ndodhur saktësisht në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku edhe në fotografi mund të shihni se si shtylla është rrëzuar, e cila është e vendosur fare pranë shtëpive të banimit.
Kujtojmë që në orët e mbrëmjes së sotme, po mbretëron mot me stuhi e shi, derisa nesër pritet të ketë edhe reshje të borës.