Banorët e rrugës “Çlirimtarët e Lirisë“ të Kçiqit të bllokuar nga ortekët e borës tash e dy ditë - Bota Sot
Banorët e rrugës “Çlirimtarët e Lirisë“ të Kçiqit të bllokuar nga ortekët e borës tash e dy ditë

Mitrovica

Banorët e rrugës “Çlirimtarët e Lirisë“ të Kçiqit të bllokuar nga ortekët e borës tash e dy ditë

Nga: F.B Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 11:51
Kçiq

Banorët e rrugës “Çlirimtarët e Lirisë” që gjendet në skaj të lokalitetit Kçiq i Madh përkatësisht në fillim të Kçiqit të Vogël të Mitrovicës, ndonëse gjendet vet, 3 deri 4 kilometra nga qendra e qytetit, vazhdojnë të ballafaqohen me probleme dhe lëvizje si shkak i rrugës së parregulluar dhe me baltë, ndërsa tash e dy dite të bllokuar nga bora.

Era e shoqëruar me fërfëllizë të madhe përkohësisht ka mbuluar baltën dhe rrugën e vështirë të kalueshme dytësore, por përkeqësimi i motit solli edhe ortekë që vështirë mund kalohen edhe me mjete motorike e le me këmbë thotë përfaqësuesi i lagjes Azemi, që kritikon pushtetin si për mos rregullimin e rrugës, po ashtu mos mirëmbajtjen në situatën emergjente pas erës edhe ortekëve.

Rruga që ka mbetur e rregulluar që lidh këto dy lokalitete ndonëse banorët kanë kërkuar nga pushteti lokal rregullimin dhe asfaltimin e saj, ka mbetur pengesë e lëvizjes për banorët e lagjeve që ndodhen në dy fshatrat Kçiq, posaçërisht për nxënësit që një pjesë vazhdon shkollën në Shupkovc e tjetra në Kçiq të Madh.

Ata kanë kërkuar nga drejtoria përkatëse komunale zhbllokimin e kësaj rruge dhe në kohën optimale edhe ndërtimin e saj, pasi kjo po vështirëson veçanërisht qarkullimin e të sëmurëve kronik dhe fëmijëve por edhe banorëve tjerë.

Azemi theksoi se “ ne banorët e kësaj zone shprehim shqetësimin për gjendje e pakalueshme të rrugës në kohën e vjeshtës e pranverës dhe mosmirëmbajtjen e saj aktualisht, pasi ortekët e pamundësojnë qarkullimin e nxënësve dhe të sëmurëve kronik, numri i të cilëve nuk është i vogël” .

Gjendja e rrugës "Çlirimtarët e Lirisë" ndonëse në vijë ajrore nuk ka as 4 kilometra larg Mitrovicës mbetet e pakalueshme dhe mbase është ndër rrugët edhe rrugicat e vetme të parregulluara dhe e lënë padore nga komuna shprehet Azemi.

Ai dhe banorët e kësaj rruge shpresojnë se përgjegjësit do ju dalin në mbështetje që të mirëmbajnë rrugën në situatat emergjente siç është tash e dy ditë, pastrimin e saj nga ortekët, sikurse edhe rregullimin e saj në kohën optimale, me qëllim që të lehtësohet lëvizja dhe ndalohet migrimi nga kjo zonë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat