Shembet edhe një pjesë e Hotel Adriatikut në Mitrovicë

Mitrovica

Shembet edhe një pjesë e Hotel Adriatikut në Mitrovicë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 20:46
Foto

Ndërtesa e vjetër, shembja e një pjesë të së cilës mori jetën e një të riu nga Mitrovica, ka pësuar edhe një dëmtim tjetër.

Kësaj radhe, shembja ka ndodhur gjatë orëve të mbëmjes dhe nuk ka pasur persona afër.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Nuk raportohet për të lënduar! Nga të dhënat e para thuhet se ish-objekti i hotel Adriatikut ka pasë shëmbje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Një vit më parë ishte shembur një pjesë e të njëjtit hotel.

Si pasojë e lëndimeve të marra pasi kishte mbetur nën rrënoja kishte vdekur një punëtor, Lavdim Behrami.

Trupi i tij ishte nxjerrë nga njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës më 23 prill 2019.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat