Universiteti i Mitrovicës publikon zonat dhe aktivitetet sizmike në Kosovë - Bota Sot
Universiteti i Mitrovicës publikon zonat dhe aktivitetet sizmike në Kosovë

Mitrovica

Universiteti i Mitrovicës publikon zonat dhe aktivitetet sizmike në Kosovë

Më: 4 mars 2020 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” organizon tryezën “Tërmetet, zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Kosovë”.

Panelistë në tryezë do të jenë mësimdhënës të Fakultetit Gjeoshkencave – Departamentit Gjeologjisë dhe ekspertë nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.

Përveç prezantimeve nga panelistët do të ketë hapësirë edhe për debate, pyetje e diskutime.

Tryeza do të mbahet sot në amfiteatrin A3 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat