Marshojmë, s’festojmë edhe në Mitrovicë - Bota Sot
Marshojmë, s’festojmë edhe në Mitrovicë

Mitrovica

Marshojmë, s’festojmë edhe në Mitrovicë

Më: 8 mars 2020 Në ora: 14:11
Marshojmë, s’festojmë edhe në Mitrovicë

Dhjetëra gra kanë marshuar sot në qytetin e Mitrovicës me moton ‘Marshojmë, S’festojmë’, duke kërkuar të drejtat e tyre në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ky marsh protestues që u organizua nga organizatat joqeveritare në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, ka vënë në pah kërkesat e përgjithshme të grave, duke kundërshtuar çdo lloj të padrejtësisë që shtrohet ndaj tyre.

Igballe Rugova, aktiviste e njohur për të drejtat e grave, ka potencuar se janë mbledhur sot të gjithë së bashku, duke përfshirë organizata, individë, djemë e burra, gra dhe vajza, por edhe fëmijë të vegjël, për një qëllim të vetëm, për të drejtat e grave.

Sipas saj, 8 Marsi në Kosovë kështu do të vazhdojë, duke kërkuar, sepse gratë akoma nuk I kanë të gjitha të drejtat e duhura.

Ylberina Peci, nga Rrjeti i grave të Mitrovicës, theksoi se gratë të bashkuara kërkojnë drejtësi gjinore dhe shoqërore në Kosovë.

Në anën tjetër, Faruk Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës, ka bërë të ditur se të gjithë së bashku, pa dallim gjinie e moshe, janë të bashkuar në kauzën për të drejtat e barabarta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat