Me 11 mars bëhen 21 vjet nga vrasja mizore e piktorit, artistit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Kadri Kadriu

Mitrovica

Me 11 mars bëhen 21 vjet nga vrasja mizore e piktorit, artistit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Kadri Kadriu

Nga: Fatmir Beka Më: 10 mars 2020 Në ora: 17:23
Kadri Kadriu

Nuk ka qytetar të Mitrovicës por mbase edhe nga Kosova që nuk ka dëgjuar për një objekt në pjesën matanë Ibrit që quhet me të drejtë “Kullat binjake” në lagjen “Kodra e Vitakut, që për shumë kohë ishte “arenë” e sulmeve, pengesave dhe obstruksionit të serbëve në parandalimin e kthimit të shqiptarëve në pronat dhe trojet e veta.

Ky objekt shumë kohë më parë ishte nisur nga vëllezërit Kadri dhe Ali Kadriu , Kadriu njihet si veprimtar i pakursyer i çështjes shqiptare, iniciator i shumë aktiviteteve kulturore me tematikë kombëtare, poet edhe piktor dhe mbi të gjitha familjar, prind , fqinj edhe shok i pa shok.

Objekti “Kullat binjake “ që ndodhen në lagjen “Kroi i Vitakut” përveç se është pronë e një artisti dhe dëshmori të luftës, ka edhe vlerë tjetër sepse aty nesër përurohet muzeu dhe galeri e arteve (e nisur që nga 2015), si dhe si shtylla mbrojtëse dhe qëndresës dhe kthimit në pronat dhe shtëpitë e e veta të banorëve të lagjes ( ndonëse pronarët kishin ofertë milionëshe që të shesin atë pronë), nuk pranuan që atë vend strategjik në Mitrovicë të iu lehet serbëve .

Për fat të mirë pikërisht në përvjetorin e rënies së tij- Kadri Kadriut , pra me 11 mars Familja Kadriu në bashkëpunim me Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore - Mitrovicë, në shenjë përkujtimi dhe respekti për jetën dhe veprën e Heroit të Kosovës Kadri Kadriu organizon: Hapjen e Galerisë "KADRI KADRIU"

Fal mos shitjes së kësaj prone dhe gatishmërisë së familjes Kadriu ndonëse shpesh nën presion të ndryshueshëm përfshirë të shtënat e bombat, në atë lagje jeta ngadalë filloi të kthehet normalitetit, ndërsa tash atje banojnë dhjetëra familje,.

Ata që kanë pasur nderin të njohin dhe takojnë Kadri Kadriun gjatë kohës së aktivitetit të tij të bujshëm ndër vite, mbajnë mend njeriun e çiltër , të kulturuar, intelektualin që ishte ndër të parët që pat kuptuar politikën ç’kombëtarizuese, ndrydhjen e vullnetit të popullit shqiptar, zërin kumbues çlirimtar që në çdo pikturë, në çdo varg dhe në çdo aktivitet kulturor (si zyrtar për kulturë që ishte) e së ndërtonte dhe e ndërlidhte më zgjimin kombëtar ringjalljen e shpirtit dhe mbjelljen e farës së lirisë.

 Jeta e tij përbëhet nga një mozaik prej atdhetari të madh, artisti të mrekullueshëm, piktori që ndonëse gjakpirësit i ndalën punën në kulmin e karrierës la pas vetës gjurmë të thella dhe vepra të çmuara, poetit që dinte aq mirë të vargonte gjendjen e rendë të popullit të tij, por edhe vargun që bënte ftesë për bashkimin dhe ndërgjegjen kombëtare të vrarë nga klasa komuniste dhe sistemi jugosllav.

 Kadriu ishte përherë pedant, shumë i thjesht por i veshur me shije e kujdes, ai edhe hapin e kishte kundërshtues të gjendjes së rëndë që ndodhej populli ynë në fillim-vitet 90, fliste pak por ato që ai thoshte pak kush ose askush mund të kundërshtonte. Shumicën e hera-ve kur e shihje në rrugë ai kishte gazetën në krahë, kishte vendin e preferuar të takimeve me shokët, ku diskutonte në vazhdimësi për mënyrën se si duhet të rrjedh e ardhmja, si duhet të forcohemi  dhe ngjitemi si popull dhe si një ditë do të jemi vend i lirë, vend i paqes dhe lirisë.

 Po aq sa ishte i rreptë në kundërshtimin ndaj sistemit që ngulfat dëshirën dhe aspiratat e popullit shqiptar për arsimim, zhvillim e liri, po aq ishte kritik dhe i rreptë edhe me ata që ishin në krye të institucioneve dhe popullit që nuk luanin rolin e duhur në momentet kyçe. Pikërisht këto krahas aktiviteteve kulturore të cilat jo pa qëllim ndërlidheshin me përvjetor e data historike të popullit tonë, ishin halë në sy për regjimin serb, që vazhdimisht e kishte nën vëzhgim, përherë e përcillte dhe jo pak herë kishte provuar t'i montonte gjëra e procese në mënyrë të atë ta diskreditonte dhe eliminonte si person të rrezikshëm.

Dhe kur do ishte moment më i përshtatshëm sipas makinerisë serbe të ngulfat vrullin dhe zgjimin e shqiptarëve dhe të shuante aspiratat për liri se kidnapimi- arrestimi dhe vrasja e njërit prej intelektualëve që me kohë ishte rreshtuar për luftë dhe qëndresë të armatosur dhëmbë me dhëmbë për realizimin e synimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës siç ishte Kadri Kadriu.

Në marsin e vitit 1999, në kohën e territ të zi, pikërisht më 11 mars Kadri Kadriu në rrugë të kthimit në shtëpitë e tij- kullat e famshme me "plis" që ndodhen lagjen "Kroi i Vitakut", pas qëndrimit tek të afërmit, ai kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij gjendet në Stan Tërg. Ato pak media të asaj kohës patën shkruar se :" Sot u gjet trupi pajetë dhe masakruar i Kadri (Hajriz) Kadriu (45), banor i përhershëm i lagjes “Kroi i Vitakut” të Mitrovicës, i arrestuar nga kriminelët serbë më 11 mars 1998, trupi i pajetë i të cilit u gjet më 12 mars 1999, në afërsi të minierës Trepça në Stan tërg".

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat