Komuna e Mitrovicës do të inspektojë bizneset për rritje të çmimeve

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës do të inspektojë bizneset për rritje të çmimeve

Më: 12 mars 2020 Në ora: 12:32
Ilustrim

Drejtuar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhje e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar rekomandimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, lidhur me masat parandaluese rreth virusit COVID- 19.

Në këtë mbledhje ekzekutivi i komunës u dakorduan që Komuna e Mitrovicës të njoftoj të gjithë qytetarët, lidhur me këto rekomandime si masa parandaluese rreth virusit COVID- 19.

Gjatë vikendit do të dezinfektohen detajisht të gjitha hapësirat e ndërtesave të Komunës së Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe institucionet shëndetësore dhe ato arsimore.

Punëtoret e sporteleve të Komunës së Mitrovicës do të pajisen me maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.

Ndalimi i veprimtarisë së klubeve restoranteve, klubeve të natës , palestrave, pishinave pas orës 23:00.

Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, duhet të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

Inspektim i vazhdueshëm i subjekteve afariste, në rast të ngritjes së çmimeve do të gjobiten.

Lirimin nga vendi i punës të njërit prind për përkujdesje të fëmijëve.

Në fund lusim të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës që vetëm për raste të domosdoshme të paraqiten në komunë, dhe për çdo pyetje, apo kërkesë të tyre në lidhje me shërbimet komunale, të thërrasin në Qendrën e Thirrjes pa pagesë në numrin 080019400

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat