Veriu i Mitrovicës nuk respekton vendimin e Qeverisë - Bota Sot
Veriu i Mitrovicës nuk respekton vendimin e Qeverisë

Mitrovica

Veriu i Mitrovicës nuk respekton vendimin e Qeverisë

Më: 13 mars 2020 Në ora: 21:45
Mitrovicë

Shkollat në veri të Mitrovicës edhe sot kanë vazhduar procesin mësimor, duke mos respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, me të cilin me nga dje kërkohej mbyllja e shkollave në gjithë Kosovën.

Kështu thonë burime të Kp, sipas së cilave sikurse dje dhe sot ka vazhduar procesi mësimor në veri.

"Ata po veprojnë me udhëzimet e Beogradit, dhe nga e hëna nuk do të ketë mësim", thotë ky burim.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dje ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet që të gjitha shkollat që veprojnë në veri të Kosovës të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, megjithatë zyrtarëve policor iu tha se ato do të mbyllen sot, gjë që nuk ndodhi.

Dje gjithashtu nga zyra e ashtuquajtur për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se shkollat në veri ku mësohet në gjuhën serbe do të mby llen nga e hëna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat