​‘Veç Zoti na ruan’, thonë qytetarët në Mitrovicë për koronavirusin

Mitrovica

​‘Veç Zoti na ruan’, thonë qytetarët në Mitrovicë për koronavirusin

Më: 14 mars 2020 Në ora: 14:46
Mitrovicë

Pas shpalljes së koronavirusit pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si dhe konfirmimit të tri rasteve të para me këtë virus në vendin tonë, qeveria e Kosovës ka përforcuar masat kundër përhapjes së këtij virusi.

Por sa të rrezikuar ndihen qytetarët në Mitrovicë dhe sa kanë frikë nga koronavirusi, ata kanë dhënë mendimet e tyre, teksa përmendin se veç krijuesi mund t’i ruaj.

Rasim Uka, qytetar i Mitrovicës, thotë se nuk ka frikë nga situata më e re e krijuar nga koronavirusi.

Sipas tij, ai nuk ka marrë masa kundër këtij virusi, sepse mbështetjen e gjen tek krijuesi.

Uka: As s’kemi marrë masa dhe as që frikohemi prej kësaj pune

“Jo, nuk kemi frikë nga koronavirusi, panik është krijuar, por frikë s’kemi…As që kemi marrë masa dhe as që frikohemi prej kësaj pune. Vetëm qysh e ka shkruar i lumi Allah, ndryshe s’bë het”, ka thënë Uka.

Driton Idrizi, një qytetar tjetër nga Mitrovica, ka bërë të ditur për KosovaPress se qytetarët duhet të kenë kujdes, por pa shkaktuar panik.

Idrizi: S’kam frikë, edhe pse mbrojtja është e mirë gjithmonë

“S’kam frikë aq të madhe edhe pse mbrojtja është e mirë gjithmonë…Duhet të kemi kujdes, por panik s’duhet të bëjmë…Veç i lumi Allah mundet me na ruajt, me na shpëtu”, theksoi Idrizi.

Feride Istrefi, poashtu qytetare, tha se ka marr masa dhe po përpiqet maksimalisht të mbrohet nga ky virus, duke shprehur bindjen e saj se veç Zoti mund ta ruaj më së miri.

Istrefi: Unë do të përpiqem të mbrohem, sa arrij nuk e di

“Ka virus, po ruhem, prandaj edhe e kam vënë maskën. ..Unë do të përpiqem të mbrohem, sa arrij nuk e di, por maksimum do të përpiqem…Mendoj dhe besoj shumë se veç i lumi Allah na ruan dhe na shpëton”, tha ajo.

Në anën tjetër, Fevzi Sylejmani, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, situatën e ka pasqyruar të qetë dhe stabile në këtë institucion, por edhe në Mitrovicë në përgjithësi, sa i përket koronavirusit.

Sipas tij, asnjë rast deri tani nuk është konfirmuar me këtë virus në qytetin e Mitrovicës, ndërsa shpjegon të gjitha masat që janë ndërmarrë për parandalimin e virusit, duke përfshirë dezinfektimin, shpërndarjen e materialit mbrojtës, si dorëza, maska, për personelin që janë në kontakt me pacientët etj.

Ai shtoi se masat që janë ndërmarrë, tregojnë një vigjilencë dhe gatishmëri të mirë, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.

Sylejmani ka apeluar si shumë të rëndësishme që të mos krijohet paniktek qytetarët, sepse është një virus respirator që ka një fillim dhe mbarim.

Sylejmani: Është e rëndësishme që të mos krijohet panik

“Sa i përket situatës rreth koronavirusit në Mitrovicë është e qetë, njëkohësisht pra edhe në QKMF. Jemi duke ndërmarrë të gjitha masat të cilat janë rekomanduar nga niveli qendror, nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria, në mënyrë që ta parandalojmë mundësinë e shpërndarjes të këtij virusi. Deri tani në komunën e Mitrovicës nuk kemi pasur asnjë rast të konfirmuar. Rastet e dyshuara dërgohen në Klinikën infektive në Prishtinë për trajtim ose verifikim të mëtutjeshëm. Kemi në dispozicion pothuajse të gjitha masat mbrojtëse, të cilat përdoren nga ana e personelit shëndetësorë, në lidhje me parandalimin e ekspozimit të këtij virusi…Jo, nuk kemi pasur raste të cilat dyshohen, mirëpo përafërsisht pacientët që kanë qenë të cilët janë referu në QKUK, kanë qenë pacientë të cilët në bazë të anamnezës kanë qenë të dyshuar se kanë pasur kontakt me personin i cili ka dalë pozitiv. Kemi pasur një rast të tillë dhe fatmirësisht ai rast ka dalë negative. Mirëpo, është në izolim në klinikën infektive, duke iu përmbajtur rekomandimeve të OBSH-së deri në 14 ditë sa është edhe inkubacioni i këtij virusi…Gjatë natës së mbrëmshme është bërë dezinfektimi komplet i institucionit, do të thotë QKMF-së, në ditët e ardhshme do të bëhet plani i veprimit që të dezinfektohen të gjitha institucionet që janë në menaxhim të QKMF-së, është shpërndarë materiali mbrojtës dezinfektues, dorëza, maska, për personelin që janë në kontakt me pacientët…Është me rëndësi që mos të krijohet panik, është një virus që për momentin ndoshta është shqetësues sepse nuk është i njohur akoma gjithçka rreth tij, mirëpo është një virus që është respirator që ka një fillim dhe mbarim. Unë shpresoj se me masat që janë ndërmarrë edhe në kujdesin parësor, përfshirë këtu edhe drejtoritë në komunë edhe personeli, po tregojnë një vigjilenc ë dhe gatishmëri të mirë, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë”, sqaroi drejtori Sylejmani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat