Ka ndërruar jetë sociologu dhe magjistri i shkencave juridike Hajrullaha Mustafa

Mitrovica

Ka ndërruar jetë sociologu dhe magjistri i shkencave juridike Hajrullaha Mustafa

Nga: F.B Më: 17 mars 2020 Në ora: 18:59
Hajrullah Mustafa

Hajrullah Mustafa profesor, sociolog , magjistër i shkencave juridike dhe ligjërues në disa kolegje, ka ndërruar sot jetë pas një sëmundje të shkurtër por të rrezikshme, kanë  njoftuar familjarë të profesorit Hajra.

Hajrullah Mustafa ka punuar si profesor në Gjimnazin e Mitrovicës, për shumë vite, ndërkohë që më pas ka punuar për disa vite si drejtor i Bibliotekës Rajonale “Latif Berisha” në Mitrovicë.

Krahas punës institucionale profesori Hajrullah Mustafa për shumë vjet ka qenë pjesë e shoqërisë civile dhe disa shoqatave joqeveritare përfshirë këtu edhe pjesë e Asociacionit të Shoqatave Joqeveritare të Mitrovicës.

Profesor Hajrullah Mustafa ka qenë edhe drejtor i Muzeut rajonal në Mitrovicë, ndërkohë që për shumë vite ka realizuar projekte hulumtimi dhe avancimi të gjendjes së artefakteve në muzeun e Mitrovicës.  

Njihej edhe si njeri humanist, mik  dhe punëtor i devotshëm  në fushën e kulturës dhe aktiviteteve kulturore në qytetin buzë Ibrit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat