​Nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus në Mitrovicë - Bota Sot
​Nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus në Mitrovicë

Mitrovica

​Nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus në Mitrovicë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 18:36
Mitrovicë

Pas raportimit të disa mediave lokale në Mitrovicë se janë shfaqur dy rastet e para me koronavirus tek dy mitrovicas të ardhur nga Gjermania, lajmin e kanë mohuar përgjegjësit e institucioneve shëndetësore në këtë qytet.

Nita Mustafa, zëdhënëse e Spitalit Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress se nuk ka pasur asnjë të dyshuar me Covit-19 që është lajmëruar në këtë qendër.

Edhe Erseka Hasanaj-Barani, ka konfirmuar se situata e përgjithshme shëndetësore e qytetarëve në Mitrovicë është stabile dhe nuk ka asnjë të dyshuar me virus.

"Deri më tani, në konsultim edhe me drejtoreshën e IRSHP-së, Teuta Fejza, nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me Covid-19”, ka thënë Barani.

Ajo ka apeluar për korrektësi në raportimin e lajmeve nga mediat, duke thënë se kurrë më shumë se tani nuk është nevojitur bashkëp unimi, në mënyrë që mos të krijohet panik tek qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat