Bahtiri: Në Mitrovicë s’ka ngritje të çmimeve, nuk mungon asgjë

Mitrovica

Bahtiri: Në Mitrovicë s’ka ngritje të çmimeve, nuk mungon asgjë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:53
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka lutur bashkëqytetarët e tij që të ndalojnë maksimalisht lëvizjet jashtë.

“Kjo është me rëndësi për shëndetin e tyre dhe familjeve të tyre. Kemi marrë të gjitha masat dhe secilën ditë po mundohemi të japin kontributin tonë. Kosova ka kapacitet të vogël për të dhënë ndihmë. Shërimi më i mirë është qëndrimi në shtëpi”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se pas paraqitjes së pandemisë së Koronavirusit në qytetin që drejton nuk ka pasur ngritje të çmimeve.

“Do të bëjmë përpjekje maksimale të gjithçka të mundemi të bëjmë. Nuk ka ngritje të çmimeve dhe nuk guxon të ketë. Inspekcioni dhe policia janë në koordinim. Në Mitrovicë nuk mungon asgjë dhe po përpiqemi që të mos mungojë as nesër”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat