Komandanti i KFOR-it fton Bahtirin dhe Rakiqin të bëhen bashkë kundër koronavirusit

Mitrovica

Komandanti i KFOR-it fton Bahtirin dhe Rakiqin të bëhen bashkë kundër koronavirusit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 07:36
Michele Risi, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq

Situata me koronavirusin është shumë e rëndë. Është serioze këtu në Ballkan, në Evropë dhe në të gjithë botën. Andaj, duhet ta luftojmë të gjithë së bashku, sepse kjo e keqe nuk njeh nacionalitet.

Ky është mesazhi që kanë përçuar komandanti i KFOR-it, Michele Risi, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq, gjatë një konference të mbajtur mbrëmë mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

Risi: Situata me koronavirusin është shumë e rëndë

“Situata me koronavirusin është shumë e rëndë. Është serioze këtu në Ballkan, në Evropë dhe në të gjithë botën. Jam shumë i sigurt se të gjithë qytetarët e Mitrovicës do t’i përshtaten rrethanave, urdhrave dhe institucioneve të Kosovës dhe të dy kryetarëve të komunave këtu në Mitrovicë”, ka thënë gjeneral major Risi.

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së jugut, bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Republikà «s së Kosovës, por edhe ata të Mitrovicës së jugut e të veriut, t’i përmbahen rekomandimeve të Këshillit të përgjithshëm të Prishtinës.

Sipas tij, ata duhet të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, sepse kjo është mënyra e vetme për ta tejkaluar sa më suksesshëm këtë situatë të vështirë.

Bahtiri:Ky virus nuk njeh nacionalitet

“Ky virus nuk njeh nacionalitet, nuk njeh racë as kufi, me të cilin po përballet jo vetëm Kosova, por Evropa dhe e gjithë bota. Prandaj apeloj tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht të Mitrovicës, të veriut dhe të jugut, që të kenë kujdes dhe t’i dëgjojnë të gjitha rekomandimet e Këshillit të përgjithshëm të Prishtinës”, theksoi Bahtiri.

Edhe Goran Rakiq, kryetar i veriut të Mitrovicës, ka ftuar qytetarët që të marrin përgjegjësitë, duke ruajtur në radhë të parë veten, pastaj familjen dhe të tjerët.

Ai tha se kjo e keq e nuk njeh kufij as administrativ, politik, fetar dhe as nacional.

Rakiq:koronavirusi nuk njeh kufij administrativ, politik dhe fetar

“Kjo e keqe nuk njeh kufij as administrativ, politik, fetar dhe as kufij nacional. Prandaj ftoj të gjithë qytetarët që të marrin përgjegjësitë dhe duke ruajtur së pari veten, të ruajnë të gjithë rreth tyre, duke filluar nga më të dashurit e tyre, pastaj fqinjët, miqtë, dhe familjarët”, u shpreh Rakiq.

Ai ka falënderuar mjekët dhe punëtorët shëndetësorë në përgjithësi për të cilët tha se janë duke bërë gjithçka për të ruajtur jetën e qytetarëve. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat