KFOR-i amerikan dhuron pajisje mbrojtëse për QKMF-në në Mitrovicë

Mitrovica

KFOR-i amerikan dhuron pajisje mbrojtëse për QKMF-në në Mitrovicë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:31
Pamje nga takimi

Kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri sot ka takuar përfaqësues nga KFOR-i amerikan të cilët kanë dhuruar donacion me pajisje mbrojtëse mjekësore në parandalimin e virusit Covid-19.

Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për dhurimin e këtij donacioni mjaft të nevojshëm për përballimin e kësaj situate, duke thënë se ky material menjëherë do të dërgohet për shfrytëzim nga stafi shëndetësor në QKMF të cilët gjenden në vijën e parë të frontit për menaxhimin e këtij virusi.

Ky donacion përmbante këto pajisje mbrojtëse mjekësore: 550 maska të llojeve të ndryshme, 2200 dorëza, 20 xhel dezinfektues për duar, 2 shishe me bazë alkooli, 3 syze mbrojtëse, si dhe materiale tjera përcjellëse.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat