Gjendja e krijuar nga pandemia e virusit Corona pamundëson aktivitetet në shënimin e Ditës së personave të pagjeturve në Mitrovicë

Mitrovica

Gjendja e krijuar nga pandemia e virusit Corona pamundëson aktivitetet në shënimin e Ditës së personave të pagjeturve në Mitrovicë

Nga: F. B. Më: 14 prill 2020 Në ora: 18:20
Mitrovicë

Ndonëse kishin ndërmarr masat sikurse çdo vit për shënimin e Ditës së personave të pagjeturve në komunën e Mitrovicës, duke siguruar kurora lule për  kompleksin e varrezat e dëshmorëve dhe muzeun  e viktimave të lagjes së Boshnjakëve.

Shoqata e personave të pagjetur “Zëri i prindërve”  për çdo vit me rastin e 15 prillit Ditës së Personave të Pagjeturve  organizon homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve dhe viktimave civile si dhe në muzeun në lagjen e Boshshnjakve.

Si dihet pikërisht me 15 prill 1999 në shtëpinë ku pritet të ndërtohet muzeu i viktimave forcat paramilitare edhe ushtarake-policore serbe kanë vrarë 22 persona të moshave edhe gjinive të ndryshme, në mesin e të cikleve ndodhen edhe dy të pagjetur.

Bajram Qerkini kryetar i shoqatës theksoi se është hera e parë që sivjet për shkak të pandemisë së virusit Corona dhe duke respektuar masat e vendosura për ndalimin e tubimeve edhe mbajtjes së distancës sociale, nuk do të mundemi të realizojmë programin e përcaktuar së bashku me familjarët e personave të pagjetur.

Ai theksoi se moto e shënimit të sivjetshëm të Ditës së personave të pagjetur të komunës së Mitrovicës është: “Me lot në sy dhe gojën e mbyllur i kujtojmë martirët e kombit – Lavdi”.

Image
Mitrovicë

Bajram Qerkini dhe sekretarja e shoqatës Xhyla Haziri shpresojnë se kjo do të jetë hera e fundit që kjo ditë me rëndësi për personat e pagjetur të mos mund të shënohet në mënyrën si duhet dhe meriton kjo .

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat