Arrin në 33 numri i të infektuarve në Mitrovicën e Veriut

Mitrovica

Arrin në 33 numri i të infektuarve në Mitrovicën e Veriut

Më: 22 prill 2020 Në ora: 01:09
Ura e Ibrit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 191 mostra të testuara të martën, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke e rritur numrin e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë në 604.

Ndërsa në Komunën e Mitrovicës së Veriut janë konfirmuar edhe dy raste, duke e rritur numrin e të infektuarve në këtë komunë në 33.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga virusi COVID-19 në Kosovë janë shëruar edhe pesë persona, duke e rritur numrin e të shëruarve në 128, ndërsa 16 kanë vdekur.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.536.654 raste të COVID-19 dhe 175.759 raste të vdekjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat