Kjo është komuna e madhe në Kosovë që nuk e ka asnjë rast me koronavirus

Mitrovica

Kjo është komuna e madhe në Kosovë që nuk e ka asnjë rast me koronavirus

Më: 26 prill 2020 Në ora: 00:08
Foto

As edhe një rast i vetëm nuk është konfirmuar me koronavirus në Mitrovicë të Jugut.

Për këtë, me anë të një postimi në Facebook, ka folur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Ai ka thënë Mitrovica është ndër qytetet e paktë që kanë dalë pozitiv me këtë virus deri tani.

Sipas tij, qytetarët e Mitrovicës po i zbatojnë deri në maksimum udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Postimi i plotë:

Fatmirësisht as sot nuk është konfirmuar asnjë person i infektuar me koronavirusin COVID-19 nga Mitrovica, e cila është ndër qytetet e pakta pa persona që kanë dalë pozitiv me këtë virus deri më tani.

Në këtë muaj të shenjtë Ramazani, lutemi që gjithë të infektuarit nga qytetet tjera të Kosovës të shërohen sa më shpejt 

Falenderoj qytetarët e Mitrovicës që po i zbatojnë maksimalisht udhëzimet e institucioneve shëndetësore, për masat mbrojtëse kundër koronavirusit COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat