Punëtorja e ETC-së në Mitrovicë infektoi me koronavirus edhe pesë familjarë të saj

Mitrovica

Punëtorja e ETC-së në Mitrovicë infektoi me koronavirus edhe pesë familjarë të saj

Më: 2 maj 2020 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Edhe pesë raste janë shënuar me koronavirus sot në Mitrovicë.

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se të gjitha rastet janë të kontaktit me të infektuarën e parë para dy ditësh, e që ishte punëtore e një supermarket në këtë qytet.

Pesë rastet pozitive kanë rezultuar nga 49 testimet e bëra gjithësej në këtë komunë.

Postimi i plotë:

Sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 49 mostra të marra nga personat që kanë pasur kontakt me të rezultuaren të infektuar nga Mitrovica para dy ditësh, ku 5 raste kanë dalë pozitive me koronavirusin COVID-19.

Personat e infektuar janë familjarë të infektuares së parë, të cilët gjenden me vendbanim në fshatin Rekë. Të gjithë të infektuarit kanë gjendje stabile shëndetësore dhe janë në vet-izolim, ku pas 14 ditësh do të testohen prapë.

Duke pasur parasysh se nga nesër komunës veriore të Mitrovicës do t’i heqet masa e karantinës, atëherë i lus gjithë qytetarët që të jenë edhe më të kujdesshëm në marrjen e masave për mbrojte nga COVID-19.

Rruga e vetme për mbrojtje nga ky virus është zbatimi strikt i udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Të dashur qytetarë, me ndihmën e juaj do t’ia dalim edhe kësaj radhe. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat