Labi shkel për herë të parë në veri të Mitrovicës, ndihmon familjet në nevojë

Mitrovica

Labi shkel për herë të parë në veri të Mitrovicës, ndihmon familjet në nevojë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 15:33
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri sot shpërndau pako për familjet shqiptare në veri të Mitrovicës.

Labinot Tahiri ka vazhduar edhe sot aktivitetin humanitar, kësaj radhe në veri të vendit.

Ai theksoi se në veri të Mitrovicës ishte për herë të parë dhe u prit shumë mirë nga qytetarët atje.

Labi dhuroi pako në vlerë 4000 mijë euro për familjet në nevojë, ndërsa bëri të ditur se këtë aktivitet do ta përmbyll nesër (e premte) në Ferizaj.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Sot në Mitrovicë -VERI

Përshëndetje të dashur qytetarë!
Me familjen në Vushtri ia dergova pakot, po ashtu edhe në Veri të Mitrovices ku isha për herën e par dhe shumë i mirëpritur nga vllezerit shqiptarë.

Duhet ti hapim sytë e të bëjmë edhe më shumë për ata në ato vende ku janë, sidomos disa familje kishin nevoj për shtëpi ku as njê nuk është ndërtuar nga ndonjë donatorë!

Shpresoj që shpejtë do të marrim aksion në faavor të atyre familjve me shtëpia të
damtuara.

Vazhdojmë edhe nesër ku do ta përfundojmë me kryetarin e nderuar Z Agim Aliun, qershia mbi tortë në Ferizajin tim ku do të dhurojmë:
Pako me veshmbathje vlera mbi 10.000 euro si donacion nga ZVICERA.
5000 kg miell
200 pako ushqimore vlera 5000€

Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

Ky aktivitet i Labit erdhi pak ditë pasi u përfshi në debatin për mundësinë e anulimit të dasmave. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat