“Diakonie Kosova” një “kantier” i madh i edukimit dhe trajnimit në vendin tonë - Bota Sot
“Diakonie Kosova” një “kantier” i madh i edukimit dhe trajnimit në vendin tonë

Mitrovica

“Diakonie Kosova” një “kantier” i madh i edukimit dhe trajnimit në vendin tonë

Nga: F. Beka Më: 20 maj 2020 Në ora: 09:25
“Diakonie Kosova”

Mbi 650 persona kryesisht të gjeneratës së re trajnohen në profesione të ndryshme brenda një  viti në Qendrën trajnuese “Diakonie Kosova” me seli në Mitrovicë, ndërkohë që sivjet ajo planifikon që në shtator të shënoj 20 vjetorin e pranisë, punës edhe angazhimit në vendin tonë.

Diakonie është një organizatë humanitare që financohet kryesisht nga ministria e jashtme gjermane edhe nga Kisha protestante dhe donatorët e ndryshëm , me kontributin e të cilëve me vite realizohen projekte të ndryshme edukimi, ku përfitues janë të gjitha bashkësitë etnike në Mitrovicë, ndërsa  moto e saj është “Të fortë për të tjerët”,.

Kryetari i Bordit të “Diakonie Kosova”, Bernd Baumgarten një burrë shumë i sinqertë flet për rritjen ndër vite të organizatës , gjendjen aktuale dhe synimet që ka, ndërkohë q lavdëron stafin prej 95 personave që punojnë në selinë qendrore në Mitrovicë sikurse edhe në filialet e saj të hapura në Prishtinë, Fushë Kosovë , Prizren dhe veri të Mitrovicës.

Bernd kujton vitin 2007 kur erdhi në Kosovë, kur thuajse nuk dinte asgjë për Kosovën përveç që kishte mësuar se ka dal nga një luftë e përgjakshme edhe se vendi kishte nevojë për gjithçka, ndërsa fokusi ishte të grupet e margjinalizuara dhe ata që kishin nevoja të ndryshme përfshirë komunitetet edhe personat me aftësi të kufizuar.

“Projektet tona në këto vite angazhimi janë : Diakonie Trajninh Center, Qendra Psiko-sociale dhe trauma-terapi, Qendra multi-etnike rinore, ferma e pulave me punonjës persona me aftësi të kufizuar, kopshti i fëmijëve, zyra konsulent për persona me aftësi të kufizuar dhe zyra për refugjatët vullnetar. Në këto projekte përfitimi i qytetarëve në edukim edhe trajnim ka qenë shumë i madh, pasi ne përgatisim kuadro të reja në profesione të ndryshme që mund të pavarësohen edhe kontribuojnë për familjet e tyre” thotë Baumgarten me një shqipe të pastër edhe të rrjedhshme.

Lidhur me punën në Qendrën trajnuese që drejtohet nga Lavdim Zeqiri, që ka kryer disa specializime në fusha të ndryshme, mësojmë se në trajnimet në kohëzgjatje 3 deri 5 mujore që organizohen kandidatët marrin njohuri dhe aftësohen për instalim të rrymës elektrike, shtrimi i pllakave në dysheme, vendosja e pllakave knauf, ngrohje qendrore, riparim elektopajisjve, mobilieri, parukeri rrobaqepësi etj.

Për kandidatët më të mirë që përfundojnë trajnimet në Qendër, Diakonie siguron një komplet të veglave edhe pajisjeve të domosdoshme me të cilat ata mund të nisin punën dhe gjenerojnë të ardhura për vetën dhe familjen e vetë, shembull ky që mirëpritet edhe vlerësohet shumë.

Një punë e mirë edhe e mbarë sipas Baumgarten e Zeqirit po bëhet në qendrën rinore  shumë etnike që ndodhet pranë urës kryesore që funksionon që nga viti 2013 dhe që realizon projekte e programe për pajtim edhe bashkëpunim mes komuniteteve, në kuadër të kësaj ka shume grupe e iniciativa një ndër to edhe grupi vallëzues”Urban Dance Crew” ku janë përfshirë të rinj e të reja nga të gjitha komunitetet.

Ndërsa ferma e pulave me racën e kombinuar gjermane-franceze që vepron në Frashër, është një projekt për produkte bio të vezëve edhe mishit të pulave, ku punojnë 8 persona me aftësi të kufizuar, ndërkohë që ka edhe interesim si nga bizneset, institucionet edhe qytetarët për produkte bio nga kjo fermë, që punon me kushte edhe parametra e standarde evropiane.    

Çerdhja e fëmijëve dhe klasa e parashkollorëve është tregim në vete pasi aty punohet me programe gjermane të edukimit, aktualisht deri në krizën e pandemisë çerdhja ka pasur mbi 70 fëmijë nga mosha 6 mujore deri 6 vjet. Ndërsa mesatarja e klasës parashkollore shkon mbi 20 fëmijë.

Kosto vjetore e funksionimit të Diakonie Kosova shkon rreth 700  mijë euro në vit, ku përfshihen mirëmbajtja realizimi i projekteve e programeve sikurse edhe pagat për stafin shumë etnik të Qendrës që përbëhet prej 95 punonjësve thekson Baumgarten që kritikon komunën e Mitrovicës që nuk ka realizuar pjesën e saj nga marrëveshja e mirëkuptimit prej 5 mijë euro në vit në 5 vitet e kaluara.

Kjo gjë e vështirëson vazhdimin e punës së Diakonie Kosova, pasi donatorët qofshin ata gjerman a evropian duan të shohin kontributin edhe nga institucionet vendore edhe jo vetëm mbështetje e ndihma me donacione nga jashtë Kosova.

Baumgarten ka theksuar se Diakonie ndihmon shumë edhe të kthyerit qoftë për meremetimin e ambienteve kur kthehen, me sigurimin e pakove ushqimore por edhe mbështetjen në pavarësimin  e tyre duke iu mundësuar trajnime në fusha të ndryshme.

Diakonie Kosova viteve të fundit ka vendosur bashkëpunim me organizatën “Senior Expert Servis” që përbëhet nga mijëra ekspert të pensionuar gjerman, ekspertët e secilës vijnë mbajnë trajnime për trajner edhe kontribuojnë në ngritjen profesionale qoftë të stafit por edhe kandidatëve tjerë si dhe kompaninë gjermane REHAU.

Ndërkohë në Kosovë , Diakonie ka bashkëpunim me Shkollën Teknike nxënësit e së cilës kryejnë praktikën në këtë qendër, ndërkohë me vite bashkëpunohet me kompaninë Knauf që siguron materialin për trajnimin e mjeshtërve të knaufit- ku Diakonie është ndër të vetmet që nxjerr kuadro nga kjo fushë.

 Diakonie Kosova sipas Baumgarten është pjesë e asociacionit “Europa-Diakonie” që ka selinë në Bruksel, ndërkohë që vazhdon kontributin e saj bazuar në synimin “ne trajnojmë, ndihmojmë dhe luftojmë varfërinë “, në këtë kontest vetëm gjatë kohë së krizës së pandemisë janë dhuruar gjëra elementare ushqimore për mbi 110 familje me nevoja nga Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Gjakova  kryesisht familje të ish-refugjatëve të riatdhesuar.

Një tregim në vete është punëtoria e rrobaqepësisë që funksion në Diakonie Kosova, e cila fal punonjëses ka qepur edhe përgatitur mbi 400 maska mbrojtëse të cilat iu janë dhuruar institucioneve shëndetësore , atyre të sigurisë por edhe pjesëtarëve të bashkësive etnike në vend.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat