Nga e hëna rifillon procesi mësimor për klasët e 9-ta dhe rihapet çerdhja publike në Mitrovicë

Mitrovica

Nga e hëna rifillon procesi mësimor për klasët e 9-ta dhe rihapet çerdhja publike në Mitrovicë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 19:59
Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se institucionet edukative-arsimore në Komunën e Mitrovicës, për nxënësit e klasave të 9-ta dhe për çerdhen publike i kanë bërë përgatitjet përfundimtare për rifillimin e procesit mësimore në objektet shkollore.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Egzon Jashari, ka deklaruar se shkollat janë të gatshme për pritjen e nxënësve të klasëve të 9-ta, në rikthimin e tyre dy javor me qëllim të realizimit të përgatitjeve përfundimtare për mbajtjen e testit të arritshmërisë, i cili pritet të mbahet me datë 23 qershor.

“Shkollat kanë bërë përgatitjet përfundimtare sipas udhëzimeve të pranuara nga MASHTI dhe IKSHP, nxënësve të klasëve të 9-ta ju urojmë rikthimin e mbarë të tyre në bankat shkollore dhe shumë suksese në testin e arritshmërisë”, ka thënë drejtori Jashari.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme është bërë edhe Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi (DDD) i institucionit para fillor, çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, me ç’ rast nga kjo e hënë do filloj rihapja graduale në përputhje me udhëzimet dhe protokollet zyrtare.

“Duke e vlerësuar ndjeshmërinë karshi moshës së tyre, sigurisht që e kemi pasur me prioritet përgatitjet për çerdhen publike. Gjatë kësaj jave së bashku me drejtoreshën dhe edukatoret kemi analizuar dhe hartuar planin mbi organizimin dhe funksionimin e procesit edukativ për dy grupmoshat 0-3 dhe 3-6. Në përputhje me rekomandimet e pranuara përveç stafit ekzistues të edukatoreve do jenë të angazhuar edhe stafi mjekësor ndihmës nga QKMF”, ka thënë ndër të tjerash drejtori Jashari.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat