Koronavirusi prek policinë dhe stafin mjekësor në Mitrovicë, 5 viktima nga virusi

Mitrovica

Koronavirusi prek policinë dhe stafin mjekësor në Mitrovicë, 5 viktima nga virusi

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 18:43
Mitrovicë

Në Komunën e Mitrovicës janë 110 raste aktive me koronavirus, prej tyre 10 janë policë, 6 mjekë, 12 infermiere dhe 2 punëtorë teknik.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj se një pjesë e rasteve aktive janë edhe nga komunat veriore, por pasi kanë marrë trajtim në Mitrovicë janë regjistruar si raste në këtë komunë.

“Në total janë 110 raste aktive, mirëpo këtu vlen të theksohet se prej tyre ka që banojnë në komunat veriore, por i marrin shërbimet shëndetësore në Komunën e Mitrovicës. Sa i përket zyrtarëve policor, janë 10 , mirë po ata pritet që të hënë të shërohen shumica nga ta dhe të kthehen në vendet e tyre të punës. Sa i përket personelit shëndetësor, kemi në Spital edhe në kujdesin parësor në QKMF staf të konfirmuar aktiv me COVID-19. Qendrën e mjekësisë familjare kemi 1 mjeke, 5 infermiere dhe 1 postuese. Sa i përket spitalit janë 5 mjek dhe 7 infermiere dhe 1 punëtor i shërbimeve teknike” , ka thënë Erseka Hasanaj.

Ajo ka thënë se në Mitrovicë kanë vdekur 5 persona nga koronavirusi.

“Fatkeqësisht janë të konfirmuara 5 viktima nga koronavirusi. Njëri prej tyre është nga lagjja e boshnjakëve nga komunat veriore mirëpo është trajtuar në jug”.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në ditët e fundit është rritur dukshëm në Kosovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat