Disa zyrtarë dalin pozitiv me coronavirus, qendra për pajisje me dokumente në Mitrovicë pezullon shërbimet

Mitrovica

Disa zyrtarë dalin pozitiv me coronavirus, qendra për pajisje me dokumente në Mitrovicë pezullon shërbimet

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore, disa zyrtar të kësaj qendre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore të pezulloj përkohësisht ofrimin e shërbimeve për dokumente të identifikimit dhe vule apostile/verifikuese.

Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të kësaj qendre të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta për qytetarin”, thuhet në njoftim.

Në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicën Jugore mund të kryhen vetëm rastet mjekësore si dhe mund të bëhet tërheqja e dokumenteve për aplikimet e mëhershme.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat