Vendimi për karantinim, Bahtiri ka një kërkesë për qeverinë

Mitrovica

Vendimi për karantinim, Bahtiri ka një kërkesë për qeverinë

Nga: E.R Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:30
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitorivices, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Qeveria që të mos shpallet karantinimi i Mitorivces nga ora 21:00 deri në 05:00.

''Pas kërkesave të juaja të shumta më të cilët me jeni drejtuar duke kërkuar që të ndikoj të mos shpallet karantimi i Mitrovicës nga ora 21:00 deri në 05:00, unë sot zyrtarisht i jam drejtuar me një kërkesë të tillë kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit Agim Veliu, por që fatkeqësisht kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe Qeveria pa u konsultuar me mua si kryetar komune ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit gjatë këtij orari'', ka shkruar Bahtiri në Facebook, transmeton ''Bota sot'' 

Ai ka thënë se ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë.

Postimi i plotë në Facebook

Të dashur qytetarë të Mitrovicës,

Pas kërkesave të juaja të shumta më të cilët me jeni drejtuar duke kërkuar që të ndikoj të mos shpallet karantimi i Mitrovicës nga ora 21:00 deri në 05:00, unë sot zyrtarisht i jam drejtuar me një kërkesë të tillë kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit Agim Veliu, por që fatkeqësisht kjo kërkesë nuk është marrë parasysh dhe Qeveria pa u kunsultuar me mua si kryetar komune ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit gjatë këtij orari.

Ky vendim nuk është adekuat për luftimin e koronavirusit COVID-19 dhe si i tillë më shumë do të sjellë pasoja se sa rezultate, pasi që kështu do të goditen shumë rëndë bizneset që operojnë në Mitrovicë, të cilat edhe ashtu janë të rraskapitura nga pandemia. Pra, një vendim i ngutshëm si ky besoj që është i dëmshëm për ekonominë dhe jo produktiv për luftimin e koronavirusit COVID-19.

Pasi që jam jashtë Kosovës kam vendosur të kthehem urgjentisht dhe kam thirrur mbledhjen e Shtabit Emergjent Komunal për nesër në ora 17:00, ku së bashku do të dalim me qendrim rreth kësaj çështje.

AB

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat