Mbyllet komuna e Mitrovicës në veri për shkak të rasteve me Covid-19

Mitrovica

Mbyllet komuna e Mitrovicës në veri për shkak të rasteve me Covid-19

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:21
Mitrovica

Komuna në Mitrovicë në veri do të mbyllet nga dita e nesërme për shkak të rasteve të reja me Covid-19.

Njoftimin e ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, duke thënë se rastet e reja janë paraqitur te zyrtarët e kësaj komune.

“Meqenëse Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente ndodhen në objektin e komunës, MPB i njofton qytetarët se që nga nesër, nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve, deri në hapjen e komunës, meqenëse shërbimet e regjistrimit të automjeteve nuk mund të kryhen në komunat tjera, për shkak të taksës komunale”.

Ndërsa, shërbimet për pajisje me dokumente mund të bëhen në të gjitha komunat tjera më të afërta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat