Arrestohen 3 personat të cilët sulmuan fizikisht policët në Mitrovicë

Mitrovica

Arrestohen 3 personat të cilët sulmuan fizikisht policët në Mitrovicë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:23
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre personat të cilët sulmuan fizikisht zyrtarët policorë në Mitrovicë sot gjatë ditës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Lidhur me rastin janë arrestuar 3 persona, 2 nga ta janë ndalur në ndalim policor, një lirohet, ndërsa vepra është pengim i zyrtarëve policorë në vendin e punës dhe sulm ndaj tyre”, ka thënë Zahiti.

Gjithashtu zyrtarët policorë të sulmuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, kanë pësuar lëndime trupore.

“Kanë pranuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, natyrën e lëndimeve nuk e di”, ka përfunduar Zahiti.

Dyshohet se arsyeja e sulmit fizik kishte ardhur pas një problemi për parking të veturës së të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat