Bahtiri kërkon nga Inspeksioni dhe Policia zbatim më të rreptë të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në Mitrovicë

Mitrovica

Bahtiri kërkon nga Inspeksioni dhe Policia zbatim më të rreptë të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në Mitrovicë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:28
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur një takim me zyrtarët komunal nga Drejtoria e Inspeksionit dhe komandantin e Stacionit Jugor të Policisë, Ahmet Xhosha, me zv. komandantin, me të cilët është koordinuar për zbatim më të mirë të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në Mitrovicë.

“Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka kërkuar nga Inspektorët komunal dhe Policia e Kosovës që të jenë më vigjilent në zbatimin e masave, në mënyrë që qytetarët t’u përmbahen vendimeve dhe rekomandimeve nga IKShPK-ja.

Gjithashtu në këtë takim u përcaktua orari i inspektimeve për zbatimin e masave, ku Inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë do të zhvillojnë aksionin e tyre çdo ditë nga ora 19:00 deri pas mesnate, duke u ndarë në tri grupe, dhe me asistim të Njësisë Speciale për intervenime në ato lokale të cilat paraqesin probleme.

Duke e parë rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve në Mitrovicë, Kryetari Bahtiri i’u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë në maksimum rekomandimet nga IKShPK-ja, pasi që në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre, të familjarëve, por edhe të gjithë shoqërisë”, thuhet në njoftimin për media.

Njëkohësisht Bahtiri u ka kërkuar falje nga të gjitha bizneset që veprojnë në Mitrovicë, të cilat detyrohen të punojnë me kapacitete më të vogla, mirëpo dërgimi i listës me raste të shumta pozitive me këtë virus nga IKShPK-ja, neve na obligon që të marrim masa më të rrepta dhe kontrolle më të shtuara, për shkak se prioritet i ynë dhe i juaji duhet të jetë mbrojtja e shëndetit të të gjithë qytetarëve. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat