Inspekcioni në aksion, inspekton kafiteritë në Mitrovicë

Mitrovica

Inspekcioni në aksion, inspekton kafiteritë në Mitrovicë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:41
Inspekcioni në aksion

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka vazhduar edhe sot inspektimin nëpër kafiteritë atje për të parë nëse po respektohen masat ndaj COVID-19.

Gjatë inspektimit, menaxherëve të lokaleve iu është kërkuar që të respektojnë masat mbrojtëse, maskat dhe distanca fizike në lokale.

Ndërsa në lokalet ku nuk u respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore, janë vendosur shiritat për krijimin e distancës mes tavolinave.

“Gjatë inspektimit, nga menaxherët e lokaleve është kërkuar respektimi i të gjitha masave mbrojtëse (maska) dhe distanca e duhur brenda lokaleve, si masë preventive për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, me ç' rast në ato lokale ku nuk është respektuar masa janë vendosur shirita për krijimin e distancës mes tavolinave”, thuhet në komunikatë për media.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat