Vdesin 2 burra nga Mitrovica nga COVID, njëri ishte vetëm 40 vjeçar

Mitrovica

Vdesin 2 burra nga Mitrovica nga COVID, njëri ishte vetëm 40 vjeçar

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:56
Ilustrim

Gjatë mëngjesit të sotëm, dy persona nga Mitrovica kanë vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ku po trajtoheshin pasi infektimit më COVID-19.

Siç ka mësuar media që të dy të vdekurit janë banorë të qytetit të Mitrovicës, në lagjet afër qendrës.

I vdekuri i parë është një person i lindur në vitin 1940 me iniciale M.N, ndërkohë që personi i dytë që vdiq është i lindur në vitin 1980, me iniciale G.H.

Reporteri ka biseduar me zyrtarë nga Spitali dhe burime brenda institucioneve, të cilët kanë konfirmuar që të dy personat kanë vdekur në mëngjes e janë varrosur gjatë mesditës.

Këto vdekje çojnë në 13 numrin e të vdekurve në Mitrovicë që nga nisja e pandemisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat