Vdes infermieri i Spitalit të Mitrovicës

Mitrovica

Vdes infermieri i Spitalit të Mitrovicës

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:36
Ilustrim

Ka vdekur inferimeri i spitalit të Mitrovicës, Sherafedin Mehmeti-Sheki, i cili ishte infektuar me COVID-19.

Ai ishte duke u trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicëm kanë treguar se infermieri Mehmeti tash e disa vite ishte diagnostifikuar me diabet.

“Me datë14.08.2020 vdiq infermieri i Spitalit tonë Sherafedin Mehmeti -Sheki,derisa ishte duke u mjekuar në Spitalin-Vushtrri nga covid-19. Sheki ka disa vite i diagnostikuar me Diabetes mellitus typ-2 dhe Hypertensio arterialis. Kolegu ynë mbahet mend si djalë punëtor, i urt,i ndershëm çdo here në shërbim të pacientve. Ngushëllime familjes dhe stafit të Spitalit të Përgjithshëm-Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat