Nga java e ardhshme, e diela do të jetë ditë pushimi për bizneset në Mitrovicë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Ai ka thënë se vendimi është marrë pas kërkesave nga bizneset.
Postimi i plotë:
Pas shqyrtimit të kërkesave nga pesëdhjetë e gjashtë biznese për caktimin e ditës së diel ditë pushimi, sot kam vendosur për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë ditë pushimi.
Ky vendim hyn në fuqi nga data 23.08.2020.