Këto lagje të Mitrovicës nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes

Mitrovica

Këto lagje të Mitrovicës nuk do të kenë furnizim me ujë të pijes

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Ujësjellësi rajonal ‘Mitrovica’ ka njoftuar se në disa lagje të qytetit do të ketë ndërprerjë të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për shkak të pëlcitjeve në disa gypa.

Përmes një postimi në Facebook, ujësjellësi rajonal ‘Mitrovica’, ka njoftuar se në këto rrugë të qytetit të Mitrovicës nuk do të ketë ujë të pijes.

“Për shkak te defekteve (pëlcitjeve) ne gypat e ujit te pijes, gjate ditës se sotme do te ketë ndërprerje te përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në qytetin e Mitrovicës në rrugët si vijon: “Dëshmorët e Kombit” afër ujësjellësit (ana e djathtë) të cilët furnizohen me pompë nga fabrika, ” Nuredin Hajzeri”- afër stadionit, “Gjergj Fishta”, “Ali Pashe Tepelena” dhe Rr. “Bajram Hoxha” në Iliride”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat