Tmerruese: Vajza nga Mitrovica del nga shtëpia në mal, babai i kërkonte seks

Mitrovica

Tmerruese: Vajza nga Mitrovica del nga shtëpia në mal, babai i kërkonte seks

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një vajzë e re e ka raportuar në Policinë e Kosovës babanë e saj për ngacmim seksual.

Sipas një burimi, ngacmimi ka filluar që në vitin 2018, por në dy javët e fundit ai e kishte intensifikuar kërkesat për të kryer marrëdhënie seksuale me të bijën.

Vajza me inicialet A.D ishte detyruar që ta largohet nga shtëpia dhe për katër ditë me radhë kishte qëndruar në një mal në fshatin Vojtesh të Mitrovicës.

“Me datën 24 08 2020 ankuesja femër ka raportuar në polici se nga data 21 08 2020 deri më 24 08 2020 ka dalë nga shtëpia dhe ka qëndruar në mal në fshatin Vojtesh-Mitrovicë dhe më pas ka ardhur dhe raportuar rastin në polici ku i është dhënë ndihma mjekësore”, ka thënë ky burim.

Vajza është intervistuar nga hetuesit rajonal në prezencën e mbrojtësit të viktimave dhe ka deklaruar se afër dy vite është duke u ngacmuar në mënyrë verbale nga babai me qëllim të shfrytëzimit seksual.

“Në dy javët e fundit ka pas presion nga babai duke i kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ku e njëjta ka refuzuar dhe ka raportuar rastin”, ka thënë ai.

Tashmë vajza është në duar të sigurta dhe është strehuar në strehimore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe rasti është iniciuar si ngacmim.

“I dyshuari është intervistur dhe liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat