Prostitucion në Mitrovicë: Aktivisti i VV-së thotë se u kërcënua nga kushëriri biznesmen i drejtorit komunal

Mitrovica

Prostitucion në Mitrovicë: Aktivisti i VV-së thotë se u kërcënua nga kushëriri biznesmen i drejtorit komunal

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:19
Vetëvendosje

Aktivisti i Vetëvendosjes, Arben Meholli ka thënë se në kafen e rakisë “Besa” në Mitrovicë po zhvillohet prostitucion.

Meholli këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, duke thënë se kjo veprimtari po lejohet vetëm pse pronari i lokalit “Besa” është djali i agjes së drejtorit të Kadastrës, Hysen Muzliukaj, i cili poashtu vjen nga radhët e Vetëvendosjes.

Tutje, Mehlloi ka thënë se edhe WC kolektive po shfrytëzohen për akte seksuale, po në të njëjtit vend ka lëvizje të fëmijëve dhe familjarëve.

“Edhe sa duhet me duru banoret e qendres se qytetit ne Mitrovice, kafen e rakis Besa ne qendren zejtare mrapa shtepis se mallrave, ne te cilen per vec servimit te rakis zhvillohet edhe prostitucion, edhe VC kolektive jon ka i shfrytezojn per akte seksuale aty ku qarkullijn shume familje, edhe femije. A duhet me u leju kjo veprimtari vec pse pronari eshte djali i axhes se drejtorit te Kadasterit!?”, ka shkruar ai.

Menjëherë pas këtij postimit Meholli  kishte marrë mesazhe kërcënuar nga pronari i lokalit “Besa”, Ali Muzliukaj.

Muzliukaj i kishte thënë Mehollit  “hajde more …. takohemi e ta tregoj udhën për prostitucion”, kishte shkruar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat