Inspekcioni i Mitrovicës rrënon një objekt, ishte rrezik për qytetarët

Mitrovica

Inspekcioni i Mitrovicës rrënon një objekt, ishte rrezik për qytetarët

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 13:11
Mitrovicë

Me vendim të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, Inspektorët komunal sot kanë filluar me rrënimin e aneksit të komunës prapa objektit banesor, në sheshin “Mehë Uka”, që dikur shërbente si ngrohtore për shtëpinë e mallrave “Lux”.

Sipas komunës, ky rrënim është kryer pas konstatimit të rrezikshmërisë nga ana e Inspekcionit, ku në bazë të Vendimit për ekzekutimin e aktit administrativ thuhet se ky objekt është ndërtuar qysh para 50 vjetësh, mund të shembej vet, dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes.

Në mbikëqyrjen e punëve për rrënimin e këtij objekti ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi.

Po ashtu vlen të theksohet se kjo hapësirë pas rrënimit të tërësishëm, do të shëndrrohet në një hapësirë gjelbëruese, me ulëse për qytetarë dhe një park i denjë për ata që duan të kalojnë kohën e lirë aty.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat