Universiteti i Mitrovicës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Mitrovica

Universiteti i Mitrovicës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ka hapur konkurs për pranimin e studentëve të rinj.

Në njoftimin e hapjes së konkursit thuhet se në afatin e parë për vitin akademik 2020/2021 do të regjistrohen 1 mijë e 196 studentë të rregullt, prej tyre 23 studentë që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve.

Po ashtu do të regjistrohen edhe 142 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020/2021 e ka hapur sot edhe Universiteti i Prishtinës, në të cilin do të pranohen gjithsej 6 mijë e 638 studentë.

Në këtë link gjeni njoftimin e plotë të hapjes së konkursit në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat