Dita e diel vazhdon të jetë ditë pushimi në Mitrovicë

Mitrovica

Dita e diel vazhdon të jetë ditë pushimi në Mitrovicë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 14:20
Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjitha subjektet afariste që operojnë në këtë qytet se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin që MAPL do të vlerësojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal, që dita e diel të rikthehet si ditë e rregullt e punës për të gjitha bizneset.

Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit bënë të ditur që inspektorët komunal edhe këtë të diel do të inspektojnë të gjitha bizneset në respektimin e orarit të punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat