Ujësjellësi rajonal “Mitrovica” për shkak borxhit enorm ndërpreu furnizimin me ujë të pijshëm Mitrovicën dhe Zveçanin

Mitrovica

Ujësjellësi rajonal “Mitrovica” për shkak borxhit enorm ndërpreu furnizimin me ujë të pijshëm Mitrovicën dhe Zveçanin

Nga: F. B. Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:12
Ilustrim

Në një kumtesë të lëshuar nga Kompania Ujësjellësi Rajonal "Mitrovica" në rrjetin social Facebook u njoftua se nga sot u ndërpre furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Në njoftim thuhet se “ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes është bërë për shkak borxhit të madh të akumuluar dhe të mos shlyer me vite”.

Si pasojë e borxhit të akumuluar për Veriun e Mitrovicës dhe Zveçanin, nga sot KRU “Mitrovica” ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes.

Si dihet qytetarët që jetojnë në komunat e veriut të vendit që nga paslufta për shumë kohë nuk kanë shlyer faturat e ujit edhe energjisë elektrike.

Më herët KRU “Mitrovica” pat njoftuar se borxhi i faturave për komunat që ndodhen në veri të vendit kalon 13 milionë euro, një pjesë e vogël e të cilave kohë pas kohe u pagua nga qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat