E diela vazhdon të jetë ditë pushimi për bizneset, në Mitrovicë

Mitrovica

E diela vazhdon të jetë ditë pushimi për bizneset, në Mitrovicë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës përmes një postimi njofton të gjitha subjektet afariste që operojnë në këtë qytet, se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi.

Sipas njoftimit të tyre, deri në momentin e konfirmimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të datës 24.09.2020, do të jetë pushim dita e diel.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Mitrovicës njofton të gjitha subjektet afariste që operojnë në këtë qytet se dita e diel do të vazhdojë të jetë ditë pushimi, deri në momentin e konfirmimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal të datës 24.09.2020.

Kjo pasi që MAPL-ja me datë 02.10.2020 i’u ka drejtuar me shkresë përcjellëse Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ku ka kërkuar që të shqyrtojnë kërkesën e ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal, që dita e diel të rikthehet si ditë e rregullt e punës për të gjitha bizneset.

Andaj deri sa nuk marrim ndonjë përgjigje nga Ministria gjegjëse, Komuna e Mitrovicës nuk do ta zbatoj këtë vendim sepse konsiderohet jo i ligjshëm.

Me këtë rast, Drejtoria e Inspeksionit bënë të ditur që inspektorët komunal edhe këtë të diel do të inspektojnë të gjitha bizneset në respektimin e orarit të punës sipas Rregullores komunale Nr. 03/2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat