Kush ka lindur fëmijë më 2020, komuna e Mitrovicës do t’ia japë nga 100 euro

Mitrovica

Kush ka lindur fëmijë më 2020, komuna e Mitrovicës do t’ia japë nga 100 euro

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:05
Foto Ilustrim

Nënat që kanë lindur fëmijë këtë vit, që nga 1 janari, komuna e Mitrovicës do t’ia dhurojë nga 100 euro si ndihmë.

Ky vendim u mor sot në Kuvendin Komunal, ku u ndanë 120 mijë euro për të posalindurit.

Propozimin e ka bërë Izet Tahiri nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mori shumicën e votave në Asamble.

“Me këtë rast dua t’i falënderoj asamblistët që e përkrahën dhe e mbështetën iniciativën tonë, e cila i ndihmon sadopak familjet në mirëqenien ekonomike”, ka shkruat Tahiri në Facebook.

Ky fond u nda nga 1.5 milion eurot e Fondit Rezervë të dhëna nga Qeveria e Kosovës për Komunën e Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat